‘Do takoj shefin e madh’/ Sekuestrohet libri i takimeve, në lupë emrat e personave që takoi Tahiri

Nov 8, 2017 | 18:55
SHPËRNDAJE

Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë sekuestruar librin e takimeve ne Ministrine e Brendshme, te periudhes nga viti 2013 deri në 2017.

tahiri habilaj

Bëhet fjalë për periudhën kur në krye të Ministrisë së Brendshme ishte Saimir Tahiri, të cilit do t’i rishikohen në lupë edhe emrat e personave që ka pritur në zyrë, raporton TCH.

Ky veprim hetimor po kryhet për të verifikuar përgjimet e italianëve të njërit prej të dyshuarve në grup, shtetasit Florian Habilaj.

I njohuri ndryshe si “Lolo”, ai tregon se do shkojë në Tiranë të takojë shefin e madh. Në funksion të këtyre hetimeve u janë kërkuar gjithashtu kompanive celulare që të dorëzojnë komunikimet telefonike të ish-ministrit të Brendshëm dhe të tre vëllezërve Habilaj si edhe qelizat e telefonave të tyre.

Kujtojme se ne pergjimet e dosjes italiane per Habiljat, del qarte nje bisede e Lolos qe mes te tjerash flet per nje takim me shefin e madh, por pa permendur emer konkret.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura