“Do ta ushqej me shiringa, sepse nuk mund të pinë tek nëna e tyre”, lind kotelja me dy koka, pronarja e saj po lufton ta mbajë në jetë/ FOTO

Dec 12, 2019 | 18:17
SHPËRNDAJE

Një kotele e vogël po lufton për jetën pasi ka lindur me dy koka në Tajlandë. Pronarja e saj Chabaprai Nilpet, 52 vjeçe e përshkruan kotelen e si kafshën e saj të mrekullisë, si ‘bukuri me fat’ dhe për këtë arsye i ka vënë edhe emrat Ngern dhe Thong, që do të thotë para dhe ar. 

mace 4

Ditën e hënë Chabaprai kur u kthye në shtëpi nga puna pa macen e saj, Persiane Snoë duke luftuar për të lindur.

Macja mundi të lindte një kotele të shëndetëshme, por dy të tjerat po hasnin problem në lindje. Kështu pronarja e saj nxitoi të kryente një lindje cezariane.

Pas lindjes kotelja u pa se po merrte frymë me zor sepse zemra dhe mushkëritë e saj ishin aq të dobëta.

Në mënyrë të pabesueshme, veterinerët arritën ta mbanin atë gjallë dhe tashmë kotelja me dy koka është në shtëpi me vëllanë dhe motrën e saj.

Pronarja tha se ajo do të përdorë një shiringë për të ushqyer të dy kokat, pasi nuk mund të pinë qumështin e nënës së tyre.

“Unë i dua macet aq shumë dhe i kam rritur ato për më shumë se 10 vjet. Kjo është pjella e katërt nga Bora ime e dashur, por ishte hera e parë që ajo lindi një kotele me dy koka. Jam përpjekur ta shikoj këtë pozitivisht, pasi ato janë një bukuri me fat, sepse ishte kaq e pazakontë.

Kotelet do ti ushqej me shiringa dhe ka nevojë për fërkime të rregullta të gjoksit për të nxitur organet e brendshme të fundkionojnë mirë, por unë do të përpiqem të bëj më të mirën për t’i ndihmuar ato të qëndrojnë gjallë.Unë i dua macet dhe përvoja ime e rritjes së tyre do të ndihmojë që të kujdesem për këtë”, tha pronarja.

mace me dy koka mace mace 1 mace 2 mace3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura