VIDEO- “Do ta shohësh kur të dalim jashtë, do ta pres…”/ Përfaqësuesi ligjor i PD denoncon në KAS: Si e kërcënoi zyrtarja e PS në Bashki vëzhguesin demokrat

May 21, 2021 | 16:08
SHPËRNDAJE

kqz logu

“Sot dhe dje në tavolinën e numërimit nr 3 shtetasja Joana Melengu vëzhguese e PS, kryetare e njësisë administrative 2 në bashkinë Berat ka kërcënuar një vëzhgues të PD, me fjalët “do ta shohësh kur të dalim jashtë, do ta pres gjuhën”. Shtetasja Joana Melengu, ju lutem s’mund të ndalohet kjo fjalë. Kjo fjalë duhet mbajtur këtu se ka të bëjë me këtë proces”, u shpreh Logu.

Sipas tij, “kjo shtetase që kërcënoi një vëzhgues të PD është e njëjta që në 20 prill 2021 u kap në flagrancë duke shpërndarë ndihma ushqimore për votuesit në këmbim të votës”.

“Kjo shtetase me paturpësi guxon të indimitojë kërcënojë e shantazhojë një vëzhgues të PD, a e kuptoni zotërinj çfarë po ndodh këtu? Ne flasim çfarë ndodh në Skrapar, Kuçovë, Berat e qarqe të tjera por këtu në KQZ në sytë e gjithë Shqipërisë ka njerëz që kërcënojnë me jetë vëzhguesit e PD, ky është rast flagrant se si zgjedhjet e 25 prillit s’ishin asgjë tjetër përvecse kërcënim i pastër i qytetarëve shqiptarë.

Kjo nuk është ngjarje që mund të pranohet, kjo është skenë krimi zotërinj, ju vazhdoni të flisni për procesin e i hiqni fjalën përfaqësuesit ligjor.

Ne nuk kemi frikë ti denoncomë këto fakte, ju s’doni t’i pranoni. Ne nuk lejojmë që të kërcënohet jeta e qytetarëve”, tha Logu.

Elvis Çefa: E përsëritët tre herë fjalën, ju rikujtoj që jemi ende në seancë e pvarësisht se e morët e tejkaluat të drejtën që ju dhashë për të folur jam unë kryesuesi, nuk ju toleroj në mënyrë kategorike këtë lloj sjellje, përsëritje 3-4 herë të situatës nuk është e nevojshme, kemi vesh e sy e ju dëgjojmë.

Sa i takon problemit që ngritët që është shumë serioz nëse është i vërtetë, ju ftoj ju e administratën e KQZ që t’ju vënë në dispozicion ju e prokurorisë pamjet fimike që ka kjo sallë në cdo sekondë të këtij procesi e nëse do vërtetohet do jetë një nga gjërat më të rënda e patolerueshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura