“Do ta shoh në sy e do…”, Albana Osmani jep mesazhin e rëndësishëm

Dec 6, 2019 | 14:08
SHPËRNDAJE

Pas gjendjes së vështirë që po kalon vendi ynë nga goditja e fuqishme e tërmetit të 26 nëntorit, moderatorja e njohur Albana Osmani ka reflektuar me një postim të fundit që ka bërë në profilin e saj në ‘Instagram’.

Duket se Albana është përpjekur t’u japë më shumë shpresë shqiptarëve dhe vetes dhe se viti tjetër do të jetë i mbushur me më shumë shpresë.

Duke përmendur disa detaje nga frika e tërmetit që përjetuam të gjithë, moderatorja shkruan se njerëzit po reflektojnë duke u bërë më humanë me njëri tjetrin dhe se po e mposhtin këtë frikë duke i buzëqeshur më shumë jetës.


View this post on Instagram

Ka hyre Dhjetori po kalon dhe java e pare .. Ne te gjithe filluam te qetesohemi nga pak dhe te fleme gjume nates pas diteve ku dukej se skish date, dite, nate as vit ku dukej sikur forca e te gjitheve ne bashke ishte e pa force. Sa nevoje ka njeriu te kete shprese ! Thone se ne ferr kjo eshte vuajtja me e madhe “ska shprese” . Ska shprese per te dale me . Ska shprese per te patur nje shans te dyte . Ska shprese, nje perjetesi te pashprese. Por ne jemi ne toke . Rrojme ketu . Neser lind nje dite e re. Ne 26 dite lind nje vit i ri. Plot shprese plot jete plot qellime plot endrra plot e perplot me shprese !!! Keto dite qofte dhe ne trafik njerezit prisnin, hapnin rrugen edhe pse vete kishin perioritet. Keto dite edhe komshinjte qe takuam poshte pallatit me rrobat e gjumit gjate lekundjeve te forta te tokes,filluan te pyesin me tej njeri tjetrin si je.. Prej ketyre diteve , Kosovaret nuk perkufizohen me si ata qe na pushtuan Durrësin, por si shqiptaret nga Kosova e jo vetem qe erdhen te shpetojne Durresin e gjithcka mundem me gjithcka paten. Ka hyre Dhjetori dhe duket sikur po zgjohemi nga nje enderr e keqe , me e keqja qekur u beme te mbajme mend … e ndersa lavatricja tundet pak me shume, frymerrja per pak na meret a thua se ç’po tundet. Por aq .. , kujtohemi qe nje lavatriçe si per fat shpetoi nje jete njeriu keto dite . Keto dite e shume dite te tjera ata qe humben te tyret nuk do ti harrojne . Ne fakt nuk do ti harrojne kurre . Lutem per force per ta sonte ne kte nate . Me ta dhimbjen ndame te gjithe . E beme cfare mundem e cfare patem mundesi . Ky Dhjetor po iken . Ky vit po mbaron. Dua ti them ik e mos u kthe me ! Dua ti them shume gjera … per janarin,marsin, per shtatorin per nentorin per shume gjera qe shkuan jo mire mbase keq si per dreq. Por do e shoh ne sy . Do I ulem perballe . Do i them pertej te gjithe ketyre qe shkruajta sa munda shkurt , gjera prej te cilave ende nuk jemi krejtesisht te kthjellet .. do ta shoh ne sy e do ti numeroj te gjitha heret kur buzeqesha kur gezova kur fluturova kur harrova se u rrezova e u ngrita, kur heshturazi fola ngrita zerin e bertita, gezova nenvizova gjerat e mira te lumtura !

A post shared by ALBANA OSMANI (@albanaosmani1) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura