“Do ta kthejmë Shqipërinë në një vend konkurrues për investimet e huaja”, Basha takon investitorët italianë dhe i prezanton planin e PD

Jan 9, 2020 | 19:41
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me drejtues të suksesshëm të industrisë, infrastrukturës, dhe logjisitikës, në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia.

basha

Basha bën me dije se i ka informuar ata për planin ekonomik të PD-së, që nis me çlirimin e tregut nga krimi, oligarkia, korrupsioni si dhe nga burokracia.

“Përmes politikave ekonomike dhe lehtësirave për të bërë biznes, do ta kthejmë Shqipërinë në një vend tërheqës për investimet e huaja, konkurrues me çdo vend tjetër në rajon.

Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, janë prioriteti kryesor i PD. Investimet e huaja janë jetike për rritjen e punësimit dhe zhvillimin e ekonomisë. Plani ynë ekonomik ka një fokus të rëndësishëm në këtë drejtim. Por së pari duhet garantuar konkurrenca e ndershme dhe luftuar korrupsioni që sot i mban investitorët larg vendit tonë”, shkruan Basha, ndër të tjera në një postim në facebook.

basha 2 basha 1 basha 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura