Vin Veli është i njohur për historinë e dashurisë me moderatoren Bora Zemani.
Ata u bënë prindër të një djali, Arbnor por lidhja e tyre nuk funksionoi.
Ndërsa Bora vazhdoi jetën e saj duke nisur një marrëdhënie të re me Donald Veshanj, Dj i njohur ende nuk ka bërë publike asnjë lidhje.
Madje shprehet se do tregojë personin që do i rrëmbejë zemrën vetëm në ditën e dasmës.
“Kam vendosur të bëj publike dhe të them diçka për jetën time private vetëm kur të martohem,”- u shpreh ai i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora.
Ndërsa pyetjes a ke njeri në zemrën e tij ju përgjigj: “Më mirë ta them ditën e martesës se pjesa e zemrës ka dhe pjesë të tjera brenda. Duhet të plotësohet, nuk mjafton vetëm që një njeri ta kesh në zemër, ai njeriu përveçse duhet të jetë në zemrën tënde, duhet edhe që të plotësojë disa gjera të tjera që mund të përshtaten ty. Nuk mjafton vetëm zemra.”
Vin Veli tha se është i hapur për tu martuar dhe kjo mund të ndodhë në një të ardhme të mesme, pa zbuluar më shumë detaje.
“Jam i hapur për të krijuar familje. Në një të ardhme të mesme. Mbas 3 vitesh nuk është larg sepse eci me plane afatgjata,”- tha ai.
Dj u pyet edhe nëse do lidhej me një vajzë që e njeh në klub nate dhe u përgjigj: “Mendoj se është short. Kur ti bie shorti, si ti bie dhe kur ti bie.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al