“Do shtojmë stafin me 197 persona”, deputeti i PS kundër kërkesës së Prokurorisë: Absurde, i bie të ngresh…

Nov 7, 2018 | 11:57
SHPËRNDAJE

Në Komisionet Parlamentare po diskutohet buxheti për vitin, 2019 dhe të gjitha institucionet bëjnë bilancet dhe kërkojnë një buxhet të rritur për vitin e ardhshëm

ligjet

Sot ka qenë radhe Prokurorisë për të dalë përpara deputetëve, për të kërkuar detaje për buxhetin për vitin e ardhshëm, duke kërkuar rritje fondi për 197 punonjës të tjerë për institucionin. .

Deputeti i PS, Bashkim Fino është shprehur kundër kërkesës së prokurorisë duke e cilësuar këtë shifër të frikshme.

“Kjo i bie si të ngresh nga e para institucionin e prokurorisë. Shifër e frikshme. Ministria e Financave ka shtuar 50. Por ne nuk dimë ne çfarë nivelesh do shkojnë stafet e rinj. Ku janë? Mua më duket absurde. Unë personalisht nuk do ta pranoja. Ka pasur 130 milionë lekë për investim, por ka shpenzuar vetëm 52. Jua heqim fare. Ja japim një njeriu që di të investojë më mirë”, është shprehur Fino në Komisionin e Ligjeve.

fino

Por, përfaqësuesi i prokurorisë ka sqaruar pozicionet ku planifikohet të vendosen punonjësit e rinj.

“Shtesa për 197 punonjës është mbi ligjin e ri të prokurorisë së përgjithshme. 30 i duam oficerë të policisë gjyqësore. 100 sekretarë pranë çdo prokurori. 5 specialistë për dekriminalizimin, 30 ekspertë të fushave të ndryshme sipas ligjit të ri. Investimet do ti kryejmë deri në fund të vitit. Nuk djegim asnjë qindarke”, u përgjim përfaqësuesi i Prokurorisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura