“Do shpejtojnë ta korrigjojnë”- Basha nxjerr zbuluar Ramën: Në fushatë do ulen taksat, por në buxhetin e vitit 2021 thonë se do të rriten me…

Oct 22, 2020 | 20:45
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka quajtur dy vizione të ndryshme strategjinë për taksat të prezantuar nga partia e tij dhe atë të PS.

basha

Por ndërsa ka theksuar se me taksën progresive të vendosur nga qeveria Rama qytetarët paguajnë më shumë, Basha ka zbuluar një pjesë nga buxheti i prezantuar për vitin 2021.

Sipas Bashës në buxhetin e 2021 thuhet se taksa do të rritet me 25 milion euro, ndërsa shtoi se pas këtij momenti qeveria do nxitojë ta korrigjojë.

Bëhet fjalë për dy vizione të ndryshme. Unë ndjek një politikë të taksave të ulëta. Çlirojnë ekonominë, në kohë të mira i kanë dhënë mundësi për një rritje dy shifrore si në vitet 2007-2008.

Me taksën progresive shqiptarët paguajnë më shumë me Edi Ramën. Çdo gjë është rritur, për të mos folur për tarifën e korrupsionit, gjobën.

Në buxhetin e vitit 2021 ai pranon se do të rritet taksa. Me siguri pas këtij momenti do nxitojnë ta korrigjojnë. Thonë që taksat do të rriten me 25 milion euro. Në fushatë thotë do ti ul dhe në buxhet do ti rrisë. Ekonomia, konsumi në rënie, bizneset po mbyllen nga do t’i nxjerrë paratë”, tha Basha, i ftuar në “Ilva Now”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura