“Do reduktojmë burokracitë”/ Tabaku: Nuk premtojmë mrekulli, por konkurrencë të ndershme

Mar 24, 2021 | 11:14
SHPËRNDAJE

Kandidatja për deputete e PD, Jorida Tabaku ka zhvilluar takim me një biznes të përpunimit të hekurit.

tabaku

Sipas Tabakut, edhe sektori i përpunimit të hekurit po vuan pasojat e krizës ekonomike. Sipërmarrës e punonjës shprehën shqetësimin për çmimet e rritura, të cilat rëndojnë drejtpërdrejtë në biznesin apo jetën e tyre.

Tabaku pasi dëgjoi shqetësimet e tyre dhe se Partia Demokratike nuk premton mrekullira, por garanton konkurrencën e ndershme dhe reduktimin e burokracive, si dy nevoja konkrete për të lejuar biznesin e ndershëm të zhvillohet.

“Unë mendoj që Shqipëria bëhet, nga njerëz të ndershëm si ju, por që ju duhet të keni mundësinë. Nuk ju premtoj mrekullira, që njerëzit e dinë që nuk realizohen. Ju keni nevojë për dy gjera të vogla konkrete dhe kush janë? E para është konkurrenca e ndershme, që të hapet tregu dhe të keni mundësi të punoni. E dyta është reduktimi i i gjithë burokracive. Absolutisht asgjë tek asnjë zyrtar shteti, sot dalin si banda lëshohen.” tha zonja Tabaku.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/