“Do qëndrojmë në shtëpi”- Arnold Schwarzenegger dhe dy kafshët e tij thirrje fansave të rrinë në shtëpi: Dëgjoni ekspertët, do e kalojmë së bashku

Mar 16, 2020 | 17:31
SHPËRNDAJE

Ndërsa lufta kundër pandemisë intensifikohet, të famshmit po përdorin mediat e tyre sociale për të nxitur ndjekësit të ndihmojnë në përhapjen e koronavirusit duke praktikuar distancimin shoqëror.

Dhe ikona e Hollywood, Arnold Schwarzenegger dha mesazh për fansat ndërsa ushqente kafshët e tij, një gomar dhe një poni në kuzhinë.

Aktori u kërkoi njerëzve që të marrim parasysh sigurinë e tyre që ashtu si ai, rrezikojnë më shumë nga efektet e koronavirusit.

“Qëndroni në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. Dëgjoni ekspertët. Ne do ta kapërcejmë këtë së bashku,”- shkroi ai.

Në video, ai shihet duke kaluar një kohë të këndeshme nën shoqërinë e Lulu dhe Ëhisky ndërsa është në izolim duke argumentuar se kufizimi i kohës së kaluar në publik nuk është edhe ide shumë e keqe.

“Shikoni, gjëja e rëndësishme është që të qëndroni në shtëpi, sepse tani është vendosur shtetrrethimi dhe askush nuk lejohet të dal. Sidomos dikush që është 72 vjeç (duke iu referuar vetes). Kështu që do qëndrojmë në shtëpi,”– tha Arnold.

Më pas iu drejtuar dy shokëve të tij, ponit dhe gomarit: “Ne nuk do dalim, nuk do shkojmë në restorante, nuk do bëjmë asgjë të tillë.”

Shtetet në të gjithë botën po forcojnë masat kundër koronavirusit, i cili ka vrarë më shumë se 6500 persona në të gjithë botën.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura