“Do procedojmë penalisht ata që abuzojnë me lajmet e rreme”- Pjerin Ndreu paralajmëron mediat, reagon Unioni i Gazetarëve të Lezhës: Keqardhje për deklaratat e tij

Nov 29, 2019 | 14:02
SHPËRNDAJE

pjerin ndreu-mediatDitën e sotme kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu paralajmëroi se çdo gazetar do të procedohet penalisht, nëse abuzon me lajmet e rreme.

Pjerin Ndreu shkruan se të gjitha familjet, shtëpitë e të cilëve janë të verifikuara si të pabanueshme janë akomoduar dhe trajtuar me ushqime.

Ndërkohe që ai shton se po bëhen lajme të rreme dhe histori personale në mënyrë të të përfitojnë në mënyrë abuzive persona që nuk e meritojnë.

“Ju bej thirrje perfaqesuesve te mediave te Lezhes qe te mos perhapin panik dhe lajme te rreme me intervista me persona qe nuk kane asnje demtim ne banesa, por jane cu peshe me perfitu ne menyre abuzive ! Edhe njehere ju bej me dije qe te gjithe familjet qe jane te verifikuara si te pabanueshme jane akomoduar dhe trajtuar me ushqime.
Turp per kedo qe nderton lajme te paqena. Ne do procedojme penalisht ata qe abuzojne me lajme te rrreme kushdoqofte!”, thekson Ndreu.

pjerin ndreu

Ky reagim i Ndreut nxorri në një deklaratë Unionin e Gazetarëve Shqiptarë, dega Lezhë.

Në deklaratë citohet se paralajmërimi i Ndreut kthehet në forcë për gazetarët e terrenit, në mënyrë që të përballojnë situatën e rëndë pas tërmetit, duke ju ardhur në ndihmë edhe familjeve të prekura.

Teksa shprehin ngushëllimet për familjet e prekura nga tërmeti, UGSH solidarizohet me punën e palodhur të reporterëve e reporterëve që kanë raportuar pa ndërprerje për situatën duke prezantuar vetëm të vërtetën.

Deklarata e plotë:

Unioni i Gazetareve shpreh keqardhjen e tij për deklaratat e kreut të Bashkisë Lezhë, zotit Pjerin Ndreu, i cili akuzon mediat se publikojnë historitë e qytetarëve që janë vendosur në çadrat e hapura nga vetë kjo Njësi Vendore.

Paralajmërimi i tij se do ti dërgojë për procedim penal, janë vetëm forcë për gazetarët që janë në terren duke përcjellë minutë pas minute atë që ndodh në Lezhë e Kurbin dhe situatën post tërmet.

Ne u shprehim ngushëllimet e thella familjeve që humbën të afërmit e tyre dhe solidarizohemi me ato familje që sot kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetje dhe do të vazhdojmë të jemi krah tyre për të qene zëri i tyre.

Reagimet e drejtuesve lokalë në Lezhë dhe disa përfaqësuesve të qytetarëve duhet të jenë në mbështetje dhe ndihmë të familjeve që kanë nevoja e trauma dhe jo të dërgojnë vëmendjen sikur faji është i gazetarëve.

Kujtojnë se situata në Lezhë është e vështirë për shkak të dëmeve që janë shkaktuar nga tërmeti. Ju bëjmë me dije se nëse ndonjë nga të prekurit në Lezhë ka nevojë për ndihmë, të na bëjë me dije, pasi janë shumë individë, shoqata e organizata që po na kontaktojnë që t’i adresojmë atje ku është më e nevojshme.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë solidarizohet me punën e palodhur të reporterëve e reporterëve që kanë raportuar pa ndërprerje për situatën duke prezantuar vetëm të vërteten.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura