“Do prezantojmë reformën e ujit”/ Ujësjellësit 160 mln euro borxh? Përgjigjet zv.kryeministri Ahmetaj: Janë punë në proces, me buxhetin e këtij viti do…

Oct 27, 2021 | 14:05
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i është përgjigjur pyetjeve lidhur me borxhin apo faturat e papaguara të ndërmarrjeve të ujësjellësit.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë, Ahmetaj deklaroi se këto nuk janë borxhe të papaguara pasi sipas tij, janë punë në proces.

Numri dy i qeverisë shprehet se buxheti i parashikuar për vitin e ardhshëm do të sjellë investime të mëdha në sektorin e ujit që do të balancojnë dhe pagesat me kontraktorët.

Ahmetaj thotë se në vitin 2022, kryeministri Rama do të prezantojë dhe reformën më të mëdha të ujit.

Pyetja: Ujësjellësat kanë rreth 160 mln euro borxhe ose ndryshe fatura të papaguara energjie, a nuk është ky një borxh i fshehur.

Ahmetaj: Përsa i përket pyetjes së parë, nuk ka borxhe të papaguara, janë punë në proces që paguhen në raport me dorëzimin e faturave dhe pagesën e TVSH-së nga privatët. Me buxhetin e këtij viti, do të ketë gjithashtu pagesa shumë të mëdha për projektet e infrastrukturës rrugore dhe të ujit dhe më besoni që avancimi i punëve do jetë i përputhur me pagesat e dhe ato që u kemi kontraktorëve. Ministrja dhe kryeministri do paraqesin reformën e ujit. Buxheti i 2022 është më i madhi në buxhetin e Shqipërisë dhe do e quaja buxhetin e dixhitalizimit dhe shërbimit të qytetarëve, që nga tuneli i Llogarasë tek Skavica, hekurudha dhe porti i ri i Durrësit. Do jetë buxheti që fokusohet tek qytetari” – tha Ahmetaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura