“Do pretendojmë titullin”, Arapi: Nuk kemi shumë cilësi në sulm

Oct 20, 2019 | 22:45
SHPËRNDAJE

Renato Arapi, lojtari i Teutës, është i ftuar në emisionin “Sport News Plus”, në “News 24”, ku ka folur për skuadrën ku aktivizohet dhe objektivat.

bandicam 2019-10-20 22-05-07-840

Kreu? “Mund të jetë edhe momentale. Është më e vështirë ta mbash kreun se sa ta arrish. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm”.

Objektivi? “Objektivi ynë deri tani është të bëjmë më mirë se kupat e Europës, pse mos të pretendojmë titullin. Objektivi minimal i klubit është të jemi në tre vendet e para të tabelës. Nuk kemi humbur ndaj ekipeve të mëdha, pse mos të pretendojmë. Deri në janar duhet të jemi në vendet e para, më pas me afrimet e janarit do të pretendojmë titullin, nëse klubi do t’i bëjë afrimet cilësore”.

Flamurtari? “Me ekipet që mblidhen prapa do hasësh vështirësi. Të themi të drejtën në kampionatin shqiptar nuk ka shumë cilësi në sulm. Ky nuk është vetëm problemi ynë, por në shumë skuadra të tjera. Prodhojmë, por nuk shënojmë”.

Mbrojtja? “Nuk me pëlqen të ndaj repartet. Edhe vjet kur kemi pësuar shumë fajin e kishte loja në grup. Edhe tani është merita e grupit. Nuk mbrojnë vetëm katër lojtarë, por mbrojnë të gjithë, në të gjitha linjat”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura