Do paguante 80 mijë euro për ‘kokën’ e aktorit, ç’tha porositësi në gjyq

Jul 24, 2017 | 19:09
SHPËRNDAJE

Biznesmeni Ervin Zallumi ka mohuar përfshirjen e tij në planin e vrasjes së aktorit Mishel Prelës.

mishel manoku

“Panorama” shkruan se ai madje ka mohuar të ketë njohje me katër personat e arrestuar si ekzekutorë të atentatit me armë.

Mësohet se biznesmeni i dyshuar si porositës i atentatit me armë, ka mohuar çdo implikim në ngjarje, madje ka thene edhe se nuk ka asnje njohje me personat ne fjale.

Dje në seancë tregtari i arrestuar ka thënë se Zallumi i kishte kërkuar të organizonte vrasjen e Mishel Prelës, pasi donte të hakmerrej për plagosjen me pesë thika, të ndodhur në 2010 në zonën e Laprakës në Tiranë.

Në seancën e djeshme është thënë se Ervin Zallumi është takuar dy herë me tregtarin Shkelzen Buci.

Ky i fundit ka pranuar se takimin e dytë me porositësin e ka përgjuar fshehurazi, nga frika se Ervin Zallumi nuk do të bënte pagesën që premtonte në dy këste, 30 dhe 50 mijë euro, por porositesi e ka mohuar kete fakt.

Motivi

Ai dyshohet se do të hakmerrej pasi në 2010 u plagos me thikë nga Mishel Prela. Më datë 24.08.2010, rreth orës 18:45, Ervin Zallumi u sulmua në zonën e Laprakës duke u qëlluar pesë herë me thikë nga pas. Ai tentoi të vetëmbrohej dhe gjatë kësaj kohe, identifikoi autorin e sulmit, Mishel Prela.

Ky i fundit u dënua 4.8 vite burg në lidhje me plagosjen e Zallumit, shtatë vite më parë. Dyshohet se kjo plagosje kishte ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve mes dy personave në lidhje me shpërndarjen e drogës në kryeqytet.

Sipas Policisë dhe Prokurorisë, dy personat ishin pjesë e grupeve që shpërndanin sasi drogash të forta dhe kishin pasur mosmarrëveshje në lidhje me pagesat.

TRAZHGIM SOKOLAJ/ PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura