“Do paguaja shkollën e gocës”, zbardhet dëshmia e taksistit që e morën peng dhe i grabitën 2 mijë euro

Sep 6, 2019 | 15:10
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Zbardhet dëshmia e taksistit Aldo Vyshka, kushëri me gjyqtaren Zamira Vyshka, i cili u mor peng pasi u dhunua dhe iu grabitën 2000 euro ne Elbasan, nga administratori i nje lokali dhe shoku i tij, te cilet rane ne prangat e policise.

“Ngjarje e rende. Jam grabitur me dhune nga persona ne lokal. Me kane mbajtur deri ne oren 2 te nates peng, derisa gjeta mundesi te lajmeroja policine. 2000 euro me kane marre. Me to do paguaja shkollen e goces” ka thene ai.

Zbulohet foto/ Ky është taksisti që u mor peng në një lokal në Elbasan, kur i panë sa para kishte me vete…

Merret peng për disa orë në një lokal në Elbasan, ku kishte ndaluar për të pushuar, një taksist i cili u tregua i pakujdesshëm dhe e pësoi pasi përgjegjësi i lokalit i pa eurot që mbante me vete.

andi vyshka taksisti

Ai me shokun e ka dhunuar për ti marrë sasinë e parave dhe e kanë mbajtur peng për disa orë që të mos tregonte. Policia ka arritur që të arrestojë autorët, pas denoncimit që bëri taksisti kur e liruan.

“Panorama” ka mësuar se Thanas Bejko 33 vjeç dhe Ertis Skilja 42 vjeç, përgjegjësi i lokalit dhe shoku i tij, kanë parë që taksisti Aldo Vyshka kushëri me gjyqtaren Zamira Vyshka, ka pasur një shumë prej 2000 eurosh me vete.

NJOFTIMI I PLOTE

Vjedhin me dhunë, si dhe mbajnë peng për disa orë klientin, Policia vë në pranga autorët

Në pranga përgjegjësi i lokalit dhe shoku i tij për vjedhje me dhunë dhe heqje të paligjshme të lirisë.

Në pranga dhe dy kamerierët e lokalit për deklaratë të rreme e veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës.

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan pas denoncimit të marrë nga një shtetas (taksit), i cili kishte qëndruar për kafe në një lokal në Elbasan dhe aty i kishin vjedhur një shumë eurosh dhe e kishin mbajtur peng për disa orë, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, konkretisht shtetasit:

Th. B., 33 vjeç dhe E.S., 42 vjeç, banues në Elbasan (përgjegjësi i lokalit dhe shoku i tij).

Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientet e një lokali në fshatin Katund i Ri, Elbasan, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë vjedhur me dhunë një shumë prej 2000 eurosh dhe e kanë mbajtur peng për disa orë shtetasin A.V., i cili punon taksit dhe kishte ndaluar aty për të pushuar. Këta shtetas kur kanë parë që taksisti kishte një shumë eurosh me vete ja kanë vjedhur me dhunë dhe e kanë mbajtur për disa orë që të mos tregonte.

Gjithashtu po në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësor”, shtetasit E. I., 20 vjeç dhe E.Gj., 20 vjeç, ( kamarierët e lokalit), të dy banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura