“Do na provosh pas një viti kur të shohësh frytet”- Ali Ahmeti tregon çfarë i tha Aleksandër Vuçiç gjatë takimit në Ohër: U ktheva nga Edi…

Jun 21, 2022 | 22:27
SHPËRNDAJE

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me bisedën që ka pasur me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Samitin e Ohrit në kuadër të iniciativës Ballkani i Hapur.

EDI-ALI-VUCIC-600x360

Ai ka treguar se çfarë ka biseduar me Vuçiç dhe Ramën në lidhje me këtë nismë.  “I thashë në takim edhe Edi Ramës edhe Aleksandër Vuçiqit. Edhe përfaqësuesi i Malit të Zi ishte. U thashë, ju e keni marrë përsipër këtë çështje, cfare doni të arrini. Edhe unë dua t’u jap fund pritjeve në kufi.

Por, unë ndryshe e kam kuptuar. Ky është një mision që shkon drejt pajtimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Deri në Luftën e Dytë Botërore, ishin luftëra fetare. Lufta që i dha fund paqes ishte Lufta e Parë Botërore. Nëse i jeni futur kësaj rruge për të përfunduar luftën, jam para juve. Sepse kështu e kam kuptuar”, tha ai në T7.

Ai shton se rruga e vetme përpara është ajo e paqes dhe se për këtë duhet të bisedohet me Serbinë.

“E thashë para Vuciçit. Më tha zoti Ahmeti, e tha me fjalë të urta. ‘Do na provosh pas një viti’. U ktheva nga Edi. Më tha s’kam cfare të shtoj. Më tha se pas një viti frytet do të shihen. E thashë edhe më herët. Kosova ka plagë të rënda. Janë vrarë fëmijë e pleq. Janë grirë. Nuk është e lehtë. Nuk është pyetja vetëm që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Por më të 12-ën. Më 13-ën, 18-ën e 24-ën. Kryer gjenocid mbi shqiptarët. Edhe në Maqedoni.

Nga bandat. Nga cetnikët. Të mirëoganziuar nga Serbia. Unë këtë e kuptoj një mision historik për pajtim të shqiptarëve dhe serbëve. Pasi në hasmëri të pafund dhe shekullore nuk jetohet. Pasi e kemi  vend fqinj. Nuk e ndryshon dot. As nuk e zgjedh. As 50 kilometra nuk i kemi larg. Nuk dua që kjo temë të behet temë për t’u hidhëruar dhe hasmëruar shqiptarët mes vete. Të ulemi me shqiptarët. Cfare po bëjmë? A të vendosim të luftojmë? Atëherë të luftojmë. Nëse vendosim të pajtohemi, atëherë të pajtohemi. Por për pajtim duhet të ulemi me hasmin. Ske cfare bisedon me atë që nuk ke borxh, as nuk të ka”, përfundoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura