“Do na marrë lumi e na rroftë që kemi 20 ditë brenda”/ Komentuesi ngre shqetësimin për riatdhesimet që nisin nesër, ja si përgjigjet Rama

Mar 29, 2020 | 19:47
SHPËRNDAJE

rinas

Të shumta janë pyetjet dhe interesimi i qytetarëve për riatdhesimet në atdhe, për shkak të bllokimit të fluturimeve nga kriza e koronavirusit.
Teksa nga e hëna është lajmëruar se do të kthehen në atdhe të gjithë personat që janë listuar tashmë që kanë ngecur dhe bllokuar në Evropë në minutën e fundit nga kriza.

Më herët gjatë ditës, kryeministri Edi Rama saktësoi se do ë kthehen në Shqipëri vetëm një numër i kufizuar personash, që sipas tij “janë të mbetur rrugëve në kuptimin më të drejtëpërdrejtë të fjalës; bashkëqytetare që nuk paguanin dot më hotelet, ku ngecën keq në minutën e fundit apo një numër studentësh të mbetur në pikë të hallit; njerëz që u listuan përpara shpalljes së misioneve të fluturimit nga përfaqësitë tona dhe u verifikuan një për një, për situatën e tyrë të rënduar. Prandaj e kam thënë, qysh në momentin e parë të lajmërimit të iniciativës sonë për t’i kthyer këta persona, se LISTA ËSHTË E MBYLLUR, me numër të saktë“.

Sakaq, në disa replika me ndjekësit në Facebook, kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe një herë këtë çështje. Teksa i pyetur nga një qytetar se personat që do të kthehen, do karantinohen apo jo, Rama ka shpjeguar se çfarë do ndodhë.

REPLIKAT NE FACEBOOK

replik2 replik3 replik4 replik5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura