“Do më mungosh gjithë jetën…”, deputetja e opozitës në Kuvend humb personin e shtrenjtë

Jan 13, 2020 | 9:20
SHPËRNDAJE

elda

Deputetja e opositës në Kuvendin e Shqipërisë, Elda Hoti, ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook lajmin për humbjen e madhe që ka pësuar. Nëna e deputetes ka ndërruar jetë dhe Hoti i ka kushtuar një dedikim prekës në rrjetet sociale.

Ja çfarë shkruan deputetja në Facebook, teksa ka publikuar edhe një foto me nënën e saj nga dasma:

Pse m’do fort, se je nana ime.
Pse t’du fort, se jam vajza jote.
Këtë ma mësove që të vogël dhe e thonim bashkë gjithmonë.
Do të kujtoj gjithmonë, si bekimin me të madh në jetën time. Dashuria që më dhurove, duart e tua që më rritën dhe përkedhelën, më bënë kjo që jam sot. Paskëm qënë me fat, që u rrita nga një nënë fisnike si ti. Paskëm qënë me fat, që isha e preferuara jote dhe e babës. Paskëm qënë me fat që Zoti më dhuroj një nënë si ti, që ma mbushi shpirtin plot dashuri dhe mirësi. Prehu në paqe e bukura ime, e mira ime, e shtrenjta ime.
Do më mungosh gjithë jetën nana ime!

elda hoti

Elda-Hoti-770x4450

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura