“Do mbesë sekret derisa të lindë”- Afërdita Dreshaj tregon a e ka vendosur emrin e bebit dhe flet për ushqimet që konsumon: Më pëlqejnë …

Dec 3, 2020 | 13:49
SHPËRNDAJE

Afërdita Dreshaj është në pritje të fëmijës së saj të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj do mirëpresin në jetë një djalë.

Që nga momenti kur zbuloi lajmin, modelja ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale dhe ka ndarë me ndjekësit çaste nga shtatzënia.

Së fundmi, Afërdita Dreshaj tregoi se ende nuk e ka zgjedhur emrin e bebit dhe do e bëjë publik vetëm kur djali të vijë në jetë.

 “Nuk kam vendosur për emrin e bebit akoma, do të mbesë sekret derisa ai të lindë, pavarësisht momentin se kur do e zgjedhim emrin e tij,”- tha ajo në një mini-intervistë me ndjekësit.

Modelja u shpreh se nuk ka pasur shqetësime gjatë muajve të parë të shtatzënisë.

“Jo nuk jam sëmurur dhe s’kam pasur asnjë simptomë,”- u shpreh ajo.

Afërdita Dreshaj tha se i pëlqen të hajë ushqime të shëndetshme, ndërsa me raste preferon edhe ëmbëlsirat.

 “Më pëlqen faktikisht të ha ushqime të shëndetshme. I dua, megjithatë më pëlqejnë edhe ëmbëlsirat,”– përfundoi modelja.

/Panoramaplus.al

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura