“Do mbahet mënd si ministri i furgonave me miell e makarona”- Kandidati i LSI i përgjigjet Klosit për rrugën Qafë e Martes-Backë

Apr 21, 2021 | 10:54
SHPËRNDAJE

 

NonajKandidati i LSI për deputet në Qarkun Berat, Blenard Nonaj thotë se ministri i turizmit Blendi Klosi se po merr meritat e ndërtimit të rrugës Qafë e Martes-Backë, e cila do të lidh Skraparin me Korçën.

Sipas Nonajt, Klosi mburret në media duke e shitur si një arritje dhe lajm të ri këtë projekt.

Ndër të tjera kandidati për deputet i LSI thotë se “nuk do të mërzitemi edhe nëse ai, do të deklaronte se TAP-in në Shqipëri e solli qeveria Rama dhe vetë Klosi personalisht”.

Ai shton se “ministri Klosi, do të mbahet mend gjatë si ministri i furgonave të miellit dhe makaronave”

Postimi i plotë i Blenard Nonaj:

Ministri Klosi, i cili do të mbahet mend gjatë si ministri i furgonave të miellit dhe makaronave, kishte nxituar të mburrej në media, se TAP ka konfirmuar ndërtimin e rrugës Qafë e Martes-Backë, e cila do të lidh Skraparin me Korçën.

Ne fakt i kujtojmë z.Klosi se ky nuk është as një lajm i ri, dhe as një arritje e re për të.

Kërkesën drejtuar TAP për ndërtimin e kësaj rruge e ka bërë ish-kryetari i Bashkisë se Skraparit, z.Nesim Spahiu, që në nisje të projektit TAP, ku z.Spahiu u angazhua zyrtarisht dhe fuqishëm për ndërtimin e kësaj rruge.

Ne e kuptojmë panikun dhe gjendjen e vështirë politike dhe elektorale që Rilindja dhe Z.Klosi kanë në Qarkun e Beratit, ku i pret një humbje shumë e thellë në 25 Prill.

Dhe nuk mërzitemi nëse Klosi ja atribuon vetes meritat për ndërtimin e kësaj rruge.

Sigurisht nuk do të mërzitemi edhe nëse ai, do të deklaronte se TAP-in në Shqipëri e solli qeveria Rama dhe vetë Klosi personalisht, ndërkohë që të gjithë shqiptarët e dinë shumë mirë se ishte qeverisja PD-LSI ajo që mundësoi ardhjen e këtij projekti gjigand, që gjeneroi mijëra vende pune dhe miliona euro investime në Shqipëri.

Ndërkohë më herët ministri i turizmit dhe mjedisit, njëkohësisht edhe kandidat për deputet në Berat, Blendi Klosi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tha se është konfirmuar ndërtimi i rrugës Qafa e Martës- Backë nga TAP, duke shprehur mirënjohje për ministri Peleshi dhe ministren Balluku.

“Ja dolëm. Një super lajm për qarkun tonë. Përmbushëm premtimin e bërë, për ndërlidhjen e qarkut Berat dhe Korçë, nga rruga historike e komunikimit të dy qarqeve tona përmes Skraparit . Morëm konfirmimin e TAP për ndërtimin e segmentit Qafa e Martës- Backë që përmbyll edhe infrastrukturën e plotë të ndërlidhjes mes Beratit dhe Korçës, duke rritur gjithashtu shkëmbimet turistike. Berati dhe Korça tashmë më pranë, Berati dhe Korça, një rajon turistik kampion. Mirënjohës kolegëve Niko Peleshi dhe Belinda Balluku, për gjithë përpjekjen për të mundësuar mbështetjen e TAP, për të cilët gjithashtu shpreh falenderimin për mundësimin e mbështetjes”- shkruan Klosi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura