“Do mbahet aty ku është tradita e opozitës”- Berisha flet për skenarin e tubimit më 6 dhjetor: Zëri popullit shqiptar do ushtojë në gjithë botën

Nov 25, 2022 | 12:48
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha ka zbuluar detaje nga tubimi i 6 dhjetorit. Ai u shpreh se protesta do mbahet para Kryeministrisë në orën 12:00, godinë ku sipas të cilit është “gjenerator i të gjitha atyre të zezave që përjetojnë shqiptarët”.

“Aty ku është në traditën e opozitës, para Kryeministrisë pasi ajo ndërtesë është gjenerator i të gjitha atyre të zezave që përjetojnë shqiptarët po punohet një skenar dhe do përpiqemi që populli opozitar të përfaqësohet në mënyrë dinjitoze, që zëri i tyre të ushtojë në mbarë botën.

Rama është vasal i Vuçiç, se cili është shkaku që më quan pro rus nuk dua ta hamendësoj, Duhet të merresh me pasojat, por shkaqet ndonjëherë mbeten të varrosura në histori dhe mund të mësohet edhe pas 100 vitesh, apo 200 viteve. Ndaj edhe ne shohim atë që ai kryen.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura