Do martoheni? 5 pyetjet që duhet t’ia bëni vetes patjetër përpara se të merrni këtë hap

Aug 8, 2020 | 13:03
SHPËRNDAJE

Teksa koha kalon dhe dy njerëz afrohen gjithnjë e më tepër me njëri-tjetrin, është e pashmangshme të mos mendohet për bashkëjetesë, për fëmijë dhe së fundmi, për martesë.

martese dasme cift

Shpesh, njerëzit ndikohen nga kultura me të cilën janë mësuar për të caktuar se çfarë duan apo jo në një marrëdhënie, apo se çfarë pritshmërish kanë.

Megjithatë, duhet ta pranojmë që martesa është një hap i madh dhe duhet menduar mirë, në mënyrë që të mos rrezikoni divorcin.

Për të reflektuar me veten, këtu do të gjeni pesë pyetje të rëndësishme që duhet t’i jepni përgjigje patjetër.

martese dasme cift4

  1. A është martesa e nevojshme?

Martesa mund të shihet si opsion, sepse duket sikur është një hap logjik që mund të bëhet në një marrëdhënie. Por nevoja për të, nuk do të thotë se është e dobishme. Ju duhet të mendoni nëse po e ndërmerrni këtë hap për shkak të familjes apo të shoqërisë.

Qëllimi këtu është që të eksploroni më shumë ndjenjat dhe besimet që keni, përtej pritshmërive apo besimeve nga kultura.

martese dasme cift3

  1. A i jepni rëndësi martesës në mënyrë të njëjtë si partneri juaj?

Kur kuptoni ndjenjat dhe nevojat tuaja, hapi tjetër është të kuptoni edhe ato që ka partneri. Nuk është e lehtë të bësh një diskutim të tillë, por nëse bëhet fjalë për personin me të cilin do të kaloni një jetë, atëherë duhet ta bëni.

Idealja do të ishte që dëshira e secilit prej partnerëve të ishte 50 me 50. Por kjo ndodh shumë rrallë. Dhe mos harroni që një vendim i rëndësishëm si ky, nuk duhet të përfshijë kompromise mes partnerëve.

  1. A mendoni me vete “do të jem i lumtur kur…”?

A e shihni martesën si një degë që mund t’ju ndihmojë të arrini diçka që ju bën të lumtur? Nëse po, ju mund ta shihni martesën si përgjigje të diçkaje, për të cilën mendoni shpesh: “Do të jem e lumtur kur të takoj të duhurin”.

Nëse vini re se martesa është përgjigja juaj ndaj lumturisë, përdorni këto për të eksploruar më shumë: “Pse është kjo çështja? Çfarë do të jetë ndryshe në jetën tuaj të përditshme?”

  1. A i besoni partnerit?

Besimi është një ndër pikat kyçe të marrëdhënieve që zgjasin shumë. Kur të mendoni për martesë, shikoni se në ç’nivel e keni besimin ndaj personit me të cilin doni të martoheni.

A i besoni parterit për të diskutuar hapur? A i besoni partnerit që ta kërkoni në çdo moment kur keni nevojë? A i besoni partnerit për të ndërtuar një sens bashkëpunimi në marrëdhënie?

martese dasme cift1

Në martesë ju do të doni të keni besim edhe për çështje të tjera, siç janë financat.

  1. Çfarë pritshmërishë keni?

Është e rëndësishme dhe me vlerë që të eksploroni të gjitha pritshmëritë që keni në një marrëdhënie. Kushtojini më shumë vëmendje atyre pritshmërive të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si ndiheni.

Çfarë pritshmërishë të tjera keni? A prisni që dinamika e marrëdhënies të ndryshojë? Nëse po, pse? A prisni që të jeni së bashku përgjithmonë? Çfarë do të ndodhë nëse nuk funksionon?

Këtu mund të zbuloni gjëra të cilat nuk i dinit se janë të “groposura” thellë brenda jush. Si për shembull, mund të dalë në pah se thellë-thellë, ju keni frikë nga braktisja dhe mendoni se martesa do ju japë më shumë siguri dhe kështu nuk do të jeni vetëm. Këto pika duhet të diskutohen patjetër me partnerin, sepse ato nuk do të zhduken, por do të rishfaqen herë pas here gjatë marrëdhënies tuaj.

Martesa është një hap i madh dhe me shumë mundësi, do të ndiheni të sigurtë për ta ndërmarrë atë pavarësisht të tjerave. Thjesht mbani mend se nuk keni pse të nxitoheni. Merrni kohën që ju nevojitet për të parë dhe kërkuar thellë brenda vetes përgjigjen e këtyre pyetjeve. Bëhuni të qartë me veten se çfarë dëshironi në të vërtetë, përpara se të flisni hapur me partnerin tuaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura