‘Do martohem me shqiptare’, Lorik Cana rrëfen dashurinë me gruan italiane

Oct 11, 2017 | 11:45
SHPËRNDAJE

Kur Cana vendosi të bënte publike lidhjen e tij me arkitekten Monica, të gjithë u çuditën pasi ajo ishte italiane. Në intervista të ndryshme ai kishte deklaruar se gruaja e tij do të ishte pa dyshim shqiptare.

a84cbee6be2f0665fae9358cefede63c

Në një intervistë së fundmi për “Wake Up” në Top Channel, Loriku tha se nuk e kishte menduar kurrë që do martohej me Monicën. Ai madje i kishte thënë asaj që lidhja e tyre nuk do të zgjasë shumë pasi ai e kishte vendosur të martohej me shqiptare.

“Ne kemi bashkëjetuar disa vite. Madje kur e kam njohur i thashë ne nuk do të zgjasim shumë sepse do të martohem me shqiptare”,-ka treguar Loriku, shkruan “class”.

Por Monica me qetësi, dhe pa u nxituar aspak ia arriti që të martohej me Lorikun, dhe t’i ndryshonte atij mendimin se do lidhte jetën vetëm me një shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura