“Do marrim 20 refugjatë”, Shoqata e Migracionit del kundër Shqipërisë: Jo pa vullnetin e tyre, çështja përfundon…

Aug 26, 2018 | 22:09
SHPËRNDAJE

Lorenco Trucco, nga shoqata për studime juridike mbi imigracionin, ka dalë kundër vullnetit të qeverisë Shqiptare  e cila shprehu mbështetjen për Italinë dhe u tregua e gatshme për të marrë 20 emigrantë.

Për Trucco, BE nuk është një tirani dhe nuk mund të transferojë emigrantët pa pëlqimin e tyre.

“Ata janë në territorin kombëtar, mund të aplikojnë dhe të përfshihen në sistemin e mbrojtjes publike si të gjithë ata që vijnë në Itali”, shtoi më tej ai.

Lorenzo Trucco, presidente dell'Asgi
Lorenzo Trucco, presidente dell’Asgi

Më tej në deklaratën e tij për La Repulblicca presidenti i Asgii tha: “Në rastin e Diciotit ne jemi ballafaquar me shkelje të rënda, si një shoqatë ne jemi duke u përpjekur të kontaktojmë me këta emigrantë, në mënyrë që të paktën ata të jenë në dijeni të të drejtave të tyre”.

Në intervistën e tij ai ka folur dhe për rastin kur Shqipëria tha se do të marrë 20 emigrantët që ishin të bllokuar

“Këtu jemi jashtë çdo plani ligjor, Shqipëria nuk është në Bashkimin Evropian, prandaj po flasim për një zhvendosje në një vend të tretë që nuk ka gjithçka që është parashikuar në sistemin e përbashkët europian të azilit. Kërkesat për njohjen e mbrojtjes pra, një transferim në këtë vend mund të bëhet vetëm nëse migrantët bien dakord, asnjëherë kundër vullnetit të tyre, në të cilin rast do të ishte një largim i detyruar dhe pastaj do të ishte tema e zgjedhjes. Do të përzgjidhet kush duhet të shkojë në Shqipëri? Është një teatër i absurdit, një sulm ndaj sistemit të azilit Për fat të mirë, ka pasur ndërhyrje të gjyqësorit”, ishte kjo përgjigja referuar rastit të Shqipërisë.

Ndërsa më tej shtopi se çështja e tyre mund të përfundoi me gjyq.

“Sigurisht, ka shumë rrugë: nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë në gjykatat kombëtare, ata mund të marrin kompensim, por unë duhet të them se ato nuk janë rrugë të shpejta”, përfundoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura