“Do marr vallen kur …”- Rudina Dembacaj zbulon planet për dasmën dhe tregon si është ish-deputeti në shtrat

Mar 23, 2020 | 15:27
SHPËRNDAJE

Rudina Dembacaj është shumë e hapur kur flet për familjen e saj të re, madje edhe kur bëhet fjalë për detaje shumë personale dhe intime.

Ndërsa është mbyllur në shtëpi për shkak të koronavirusit, moderatorja bëri një pyetsor me ndjekësit e saj në Instagram.

Një ndër pyetjet më ngacmuese për Dembacajn ishte se si është partneri i saj i ri, Mark Frroku në krevat.

“Zjarr”- u përgjigj ajo, pa komplekse.

Rudina gjithashtu u pyet për marrëdhënien e Frrokut me ish bashkëshortin e saj Aleks, duke thënë se shkojnë mirë me njëri-tjetrin për shkak se është vajza Viktoria në mes.

Por nuk mbetët pas edhe pyetjet kureshtare të fansave nëse do ketë një dasmë të ardhshme.

“Të kryejmë njëherë këtë hall. Po një valle do e marr kur të bëhem mbarë,”– shkroi Rudina.

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura