“Do largohemi nga Siria shumë shpejt”, Macron: E kam bindur Trumpin të vazhdojmë sulmet

Apr 16, 2018 | 9:20
SHPËRNDAJE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se ishte ai që e bindi presidentin amerikan, Donald Trump, që të mos i tërheqë trupat nga Siria, por të përkushtohet në këtë pjesë në terme afatgjata.

Më herët këtë muaj, Trump pati deklaruar se SHBA-të “do të largohen nga Siria shumë shpejt”.

Të shtunën, SHBA, Franca dhe Britania e Madhe goditën qeverinë siriane si përgjigje për disa sulme me armë kimike.

French President Emmanuel Macron Receives U.S. President Donald Trump At Elysee Palace

Macron thotë gjithashtu se ishte ai që e bindi Trump-in që sulmet të ishin të kufizuara.

Dy kryetarët, që raportohet se kanë krijuar miqësi, kanë biseduar disa herë ditën e aksionit ushtarak.

SHBA-të kanë një personel prej rreth 2000 trupash në Sirinë lindore.

Ata mbështesin aleancën mes Kurdishëve dhe milicisë arabe që quhet Forca Demokratike e Sirisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura