“Do kishte kasaphanë aty brenda”/ Tension në studio mes deputetëve, Sula: Njerëzit ishin karikuar të vrisnin Bashën. Spaho: E mbron garda!

Jan 18, 2022 | 23:11
SHPËRNDAJE

Deputetët Edmond Spaho, mbështetës i ish-kryeministrit Berisha dhe Dashnor Sula, i pozicionuar në krahë të Bashës, janë përplasur mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Log”. Teksa po diskutonin mbi përjashtimet nga grupi parlamentar i PD-së, Sula deklaroi se nëse nuk do të ishin dyert e blinduara, protestuesit më 8 janar do të kishin mundur të hynin brenda në seli duke bërë kasaphanë.

pjimage (1)

Madje ai shkon dhe më tej, teksa shprehet se mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha të karikuar për dhunë atë ditë do të vrisnin kryedemokratin Basha.

Ndërsa deklarata e tij është kundërshtuar nga Spaho, i cili thotë se Basha mbrohet nga garda.

Pjesë nga debati:

Dashnor Sula: Pas datës 8 janar i gjithë opinioni publik e di. Nga ai moment që të arrihet të përplasen vëllezër me vëllezër nuk ka bërë vaki kurrë të thërritet.

Edmond Spaho: Deri dje thonit policia e krimit…

Dashnor Sula: Shyqyr që që ka qenë ajo derë se ti sdo flisje këtu sot. Do ishte kasaphanë aty brenda.

Edmond Spaho: Do vriteshin deputetë?

Dashnor Sula: Jo ti, po njerëzit e tuaj të karikuar do të vrisnin Lulzim Bashën

Edmond Spaho: Bashën e mbron garda.

Dashnor Sula: Para se të shkoje në foltore i merrje ti vendimet, për Kullurin e të tjerë

Edmond Spaho: Asnjë nuk kam përjashtuar. Flasim edhe për djegien e mandateve

Dashnor Sula: Të vish të sulmosh selinë me të gjitha mjetet e dhunshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura