Do ketë rritje të çmimit të energjisë? Berisha: Nuk ka vend në botë që t’ua shesë qytetarëve me një normë 98 herë mbi koston, kurse bizneseve mbi 220 herë

Jul 29, 2022 | 12:34
SHPËRNDAJE

Sali Berisha: Kemi të bëjmë me një mekanizëm monstruoz vjedhjesh dhe Edi Rama kërcënon me rritjen e çmimit te energjise elektrike.

60% e energjisë në Gjermani prodhohet nga gazi e nafta, asnjë kw orë në Shqiperi nuk prodhohet prej tyre.

Nuk ka vend në botë që të shesë energjinë qytetarëve të tij me një cmim 98 herë mbi koston. Kurse bizneseve mbi 210 apo 220 herë mbi koston. Kostoja është 0.9 lekë e prodhimit të energjisë në Shqipëri, e shet me 95 te konsumatori e shet me 200 te biznesi, çmenduri e vërtetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura