“Do kërkojmë hetim për tentativën për vrasje të artistëve”, Budina flet për përshkallëzimin e protestave: Një revoltë në të gjithë Shqipërinë…

May 21, 2020 | 11:16
SHPËRNDAJE

Regjisori Robert Budina nga protesta para SPAK-ut në Tiranë, ka bërë me dije se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar do të kërkojë hetim për tentativën për vrasjen e artistëve.

Budina tha se disponojnë prova se në momentin e shembjes së pjesës ballore të Teatrit, artistë dhe aktivistë kanë qenë brenda godinës.

budina per spak

“Do kërkojmë hetimin për tentativën për vrajse të artistëve. Të hetohet edhe RENEA. RENEA ndrhyn kundër grupeve terroriste. Ne kemi dëshmi që në kohën që po rrëzohet fasada dhe pamje se kishte ende njerëz që po dilnin nga godina. Ata mund të thonë që jo janë montazhe, por ne do të gjejmë ekspertë ndërkombëtarë që t’ishohin pamjet”, tha Budina.

Më tej regjisori foli edhe për përshkallëzimin e protestave. Ai tha se nëse për teatrin ndenjën dy vite, tashmë për vendosjen e demokracisë do të zgjasë edhe më shumë.

Do ti vijoni protestat zoti Budina?

Budina: Po do ti vijomë. Shumë njerëz janë të lodhur, por ne na takon të fitojmë legjitimitetin. Nëse për teatrin kemi ndenjur dy vite për demokracinë nuk bëhet fjalë. Më pas në momentin final duhet një revoltë në të gjithë Shqipërinë për të rikthyer legjitimitetin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura