“Do keni vuajtjen dhe mallkimin e familjes që…”- Artur Zheji mesazh të fortë: Mos jepni jetën për simbolet e kujtdo ngjyre

Feb 19, 2020 | 15:52
SHPËRNDAJE

zhejiArtur Zheji, drejtuesi i emisionit “360Grade” u ka drejtuar një mesazh publikut të tij: Mos jepni jetën për simbolet e kujdo lloj ngjyre politike!

Zheji thotë se e vetmja arsye që mund të japësh jetën është për të mbrojtur jetën e fëmijës dhe familjes, por që të jepet një jetë për simbole të ngjyrosura në të gjitha llojet e ngjyrave, mendohuni thellë…

Doja të bëja vetëm këtë apel: Përpara se sa të jepni jetën për diçka, në dijeninë time jeta jepet vetëm një herë. Për një gjë që jepet vetëm një herë, mos e jepni menjëherë. Mendohuni thellë nëse ia vlen apo nëse nuk ia vlen.

Unë mendoj përveçse për të mbrojtur jetën e fëmijëve, pra për t’u vënë në mes të trajektores të një vdekje që shkon tek familja juaj dhe jush, vendosuni në mes, sepse me vdekjen e tuaj do të shpëtoni jetët e familjes tuaj.

Por që të jepni jetën për simbole të ngjyrosura me të gjitha llojet e ngjyrave, mendohuni, mendohuni shumë thellë, sepse do ju bëjnë ndoshta edhe prej betoni, por do jeni gjithmonë pjesë e një spekulimi dhe do keni vuajtjen dhe mallkimin e familjes që do lini pas”, theksoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura