“Do kemi rritje të rasteve me COVID 19 pas protestave?”, Silva Bino: S’ka lidhje me politikën, por ja sa duhet pritur për të parë pasojat

May 23, 2020 | 11:19
SHPËRNDAJE

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive pranë ISHP-së, Silva Bino teksa komentoi grumbullimin ne protestat e fundit të Aleancës për Teatrin, mbështetur edhe nga opozita pas shembjes së Teatrit Kombëtar, tha se pasojat duhet te shihen pas 2 javesh.

;protest

Në një lidhje me Skype në studion e lajmeve në News 24, Bino tha se nuk donte të merrej me politikë, por do priten dy javë për të parë impaktin që do kenë grumbullimet në fjalë.

“Duhet të presim dy javët në vijim. Kjo nuk ka lidhje me politikën por me njerëzit, ata duhet të kuptojnë që periudha e inkubacionit të virusit zgjat deri në 14 ditë, prandaj edhe ne duhet të preSsim rezultatet e pas dy javëve për të kuptuar si ka ndikuar ky grumbullim. BW

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura