“Do ju dua pa kushte”- Taulant Xhaka zbulon dhuratën më të bukur për ditëlindje: Zoti dhe gruaja ime …

Mar 28, 2020 | 10:48
SHPËRNDAJE

Taulant Xhaka vetëm pak ditë më parë u bë baba për herë të parë. dhe futbollisti e konsiderin si dhuratën më të bukur për ditëlindje.

Xhaka, i cili feston sot 29 vjetorin e lindjes, në një postim në Instagram tha se ishte Zoti dhe gruaja e tij që i bënë dhuratën dhe ky është djali i tij.

Duke iu drejtuar Klevisit, futbollisti u shpreh se ai do ketë një baba që gjithmonë do e mbrojë, ndërsa tha se do e dojë pa kushte atë dhe nënën e tij.

“Sot është ditëlindja ime. Zoti dhe gruaja ime më dhanë dhuratën më të bukur dhe kjo ishte ti djali im. Faleminderit që më ke bërë babanë tënd. Ju keni një nënë të bukur, një baba që do t’ju mbrojë përgjithmonë. Unë ju dua dhe nënën tuaj pa kushte,”- shkroi Taulanti ndërsa postimin e shoqëroi me një foto të djalit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura