“Do jem kryeministër pa dallime politike”- Basha nga Tepelena: Qeveria e re do të jetë e të gjithë shqiptarëve. Mos ia hapni derën!

Apr 17, 2021 | 12:55
SHPËRNDAJE

Në stacionin e tretë të turit Jug-Veri, kreu i PD-së Lulzim Basha u ndal në Tepelenë, ku tha se qeveria e re do të jetë e të gjithë shqiptarëve.

Kryedemokrati tha se do të jetë një kryeministër i të djathtëve dhe të majtëve, i të gjithë shqiptarëve pa dallim. 

Sepse qeveria jonë do të jetë qeveri e gjithë shqiptarëve. Vëllezër e motra, zonja dhe zotërinj 8 vite i kanë lënë në baltë të gjithë shqiptarët. I kanë lënë në baltë të djathtë e të majtë ndaj dhe braktisin Tepelenën, Kurveleshin, shtëpitë e tyre. Të djathtë e të majtë, sot ju them, bashkohemi të gjithë bashkë për ndryshim, duke votuar Aleancën për Ndryshim. Sepse nuk ka ndryshim, pa e larguar atë që 8 vite e la Shqipërinë në vendnumëro, atë që për 8 vite nuk bëri asgjë dhe nuk u kujtua për asgjë tjetër përveçse thumba, batuta, arrogancë dhe tallje në kurriz të prindërve, në kurriz të fëmijëve, në kurriz të familjeve shqiptare. I them sot çdo shqiptari, unë do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve pa dallime politike. Programi ynë, plani ynë i punës do të bëjë të mundur zhvillimin ekonomik, punësimin, pagat, mbështetjen e fermerit shqiptar, që të jetë edhe ai kryelartë dhe po kaq i mëkëmbur nga ana financiare dhe ekonomike sa vëllezërit e tyre në Kosovë. Por, që ndryshimi të bëhet i mundur, këtë e keni në dorë ju. Që ndryshimi të vijë, duhet të jemi bashkë me 25 prill dhe të votojmë numrin 9”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura