“Do ishit më zi se Enver Hoxha”, Rama i përgjigjet Alimadhit dhe opozitës jashtë: Im atë, po, ka qenë komunist. I turreni të kuqes si demi, por ju jeni…

Jul 30, 2020 | 12:36
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë, Edi Rama, teksa ka deklaruar prerë se sot Kuvendi do të fshijë përfundimisht koalicionet allashqiptarçe, ka replikuar ashpër me kreun e Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, që i ndërhynte nga vendi, duke i kujtuar komunizmin.

“Sa për komunistin, ballist, unë nuk kam asnjë lidhje emocionale ose intelektuale me të, im atë po, ka qenë komunist si shumë të tjerë, dhe kanë qenë në anën e duhur të historisë, kur ju, tani të thuash ty ju, është fyerje për Mithat Frashërin, se je një mbetje e lodhur në një gropë të historisë, por po ju them, që s’kam asnjë problem me komunistë e ballistë si persona dhe juve e mësuat këtë nga Enver Hoxha se ju bëri më të zi sesa veten, në mënyrën se si sulmoni kundërshtarin, se ju mësoi ai merru me meszherin jo me mesazhin, se po të kishit në dorë ju do të ishit më zi se Enver Hoxha. Socialistët që ta dish janë antifashistë dhe antikomunistë, jo si i mendoni ju, por nuk merren me persona, me ideologjitë dhe kjo është ndarja e madhe, ju jeni kopje e zezë, ti, tjetri, tjetri, Saliu i pari, dhe ata që janë jashtë kopje e zezë e të shkuarës që i turreni të kuqes si demi, por jeni e zeza, se e ktheni politikën në instrument për të fyer e sulmuar njerëz”- tha Rama.

Sipas tij, duke fshirë koalicionet, Rama theksoi se fshihet bashkë me to hileja e madhe që u bëhet shqiptarëve dhe votës së tyre. “Karikatura politike që vini këtu e na tregoni hajdutët e kriminelët edhe komunistët në vitin 2020, ju jeni një bashkësi karakaturash, bashke më disa nga ata që janë jashtë, këtu nuk ka më revistë Hosteni, jo më bishta lopatash në kuvend”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura