“Do ishte katastrofike, e tmerrshme për popullin tonë”- Vuçiç paralajmëron qytetarët serbë: Kam informacione se më 6 nëntor qeveria e Kosovës do të…

Oct 26, 2021 | 19:29
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë sot një paralajmërim për qytetarët e vendit të tij. 

Vucic

Sipas presidentit, në bazë të informacioneve që disponon, qeveria e Kosovës gjatë nëntorit do të marrë aksione të tjera në veri, e të cilat sipas tij do të ishin katastrofike.

Pas takimit me kryeparlamentarin Ivica Daçiç, presidenti Vuçiç është shprehur: “Kjo për ne do të ishte katastrofike, lajme të tmerrshme për popullin tonë”, raporton media b92. Sipas presidentit serb në 6 nëntor Qeveria e Kosovës mund të nisë aksionin për marrje nën kontroll të trafostacionit “Valaç” në afërsi të Zveçanit.

Sipas mediave serbe, përmes këtij trafostacioni shpërndahet 85 për qind e rrymës për veriun.

“Nuk jam i sigurt se kjo do të jetë gjë e mirë edhe për ta. Duhet të mendojnë mirë për vendimet e tyre. Ne nuk kemi ku të shkojmë, vetëm mund të ndërmarrim veprimet që na diktohen pa fajin tonë”, ka thënë Vuçiç, duke lënë të kuptohet se do të ketë rezistencë të serbëve lokalë.

Kujtojmë që pak ditë më parë qeveria e Kosovës ndërmori një aksion anti-kontrabande, që përfshiu Veriun e vendit, dhe nxiti revoltë nga serbët lokalë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura