“Do ikësh me…”/ Sarah Berisha bëhet ‘xheloze’ për Dj Pm, kush është arsyeja

May 21, 2022 | 14:53
SHPËRNDAJE

Pas daljes nga Big Brother VIP, Sarah Berisha dhe DJ PM, emri i vërtetë i të cilit është Pajtim Krasniqi, kanë vendosur që të jenë më të rezervuar rreth lidhjes së tyre. Ata postojnë rrallë në rrjetet sociale foto apo video me njëri-tjetrin dhe në intervista kanë shprehur se tashmë është koha që ata të njohin njëri-tjetrin larg vëmendjes së publikut.

sarah berisha5

Por, pavarësisht se ata mundohen të qëndrojnë privatë duke e shtuar më shumë kuriozitetin te fansat për të ditur se çfarë ndodh me ta, nuk mungojnë komentet apo ngacmimet në rrjetet sociale.

sarah berisha3

Së fundmi blogerja ka postuar një video në Instastory, ku shihet nën shoqërinë e Dj Pm. Duket se Sarah është bërë xheloze sepse ish-banori i BBV do të shkojë në udhëtim me shokët e tij, dhe nuk ka nagurrar ta ndajë këtë gjë me ndjekësit e saj në Instagram.

sarah berisha1

“Pra ti po më thua që sot do të ikish në jug me çunat ë, bravo. Javës tjetër jam unë me gocat. Faleminderit!”, shprehet Sarah duke qeshur, duke ia kthyer kështu me “të njejtën monedhë.”

Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi i njohur si Dj PM vendosën që udhëtimin e tyre të parë jashtë Shqipërisë ta bëjnë në shtetin fqinj, në Firence. Çifti u shfaq bashkë në shoqërinë e njëri-tjetrit duke vizituar qytetin italian. Po ashtu atyre i është bashkuar në këtë udhëtim edhe ish-konkurrenti tjetër i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa.

sarah berisha4

Një fans i shkruan blogers se ia ka parë dhe se dëshironte t’i takonte, ndërsa ajo iu përgjigj duke falendëruar të gjithë ndjekësit dhe fansat e tyre.

sarah berisha

“Ti duhet të kishe ardhur sepse ne na bëhet shumë qejfi kur njerëzit na flasin dhe përshëndetur. Atë ditë që kemi qenë në Firenze, njerëzit na kanë ardhur dhe na kanë përshëndetur dhe unë dua tju falenderoj shumë”, shprehet Sarah… Lexoni artikullin e plote ketu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura