“Do i paguhen 120 milionë euro Becchettit”/ Jorida Tabaku lajmëron se gjoba ka filluar të arkëtohet. Shqiptarëve po u kushtojnë shtrenjtë korrupsioni dhe dështimet e këtij regjimi

Aug 26, 2021 | 19:42
SHPËRNDAJE

Deputetja e zgjedhur e PD-së, Jorida Tabaku të enjten deklaroi se lufta personale e Edi Ramës me biznesmenin italian Francesco Becchetti do t’i kushtojë shqiptarëve 120 milionë euro, ndërsa ekzekutimi i gjobës ka filluar.

joridatabaku

Në një shënim në Facebook, Tabaku thekson se kjo shumë ka filluar të arkëtohet, edhe pse institucionet nuk bëjnë transparencë, ndërsa përgjegjësi për këtë faturë mohon dhe mashtron, duke e përdorur shtetin si mburojë për t’u mbrojtur nga dëmi ekonomik që i ka shkaktuar shqiptarëve.

Sipas saj, ky abuzim me pushtetin duhet ndëshkuar, sepse Shqipëria, e varfëruar dhe e vjedhur nga ky regjim, 120 milionë euro duhet t’i përdorë për të ndërtuar shkolla, spitale dhe infrastrukturë, jo për të paguar luftën personale të Edi Ramës.

Ajo shpreht se shqiptarët i kanë paguar shtrenjtë dështimet dhe korrupsionin e këtij regjimi, tani duhet të paguajë Rama dhe shpura e tij!

Shënimi i plotë:

Lufta personale e Edi Ramës me Francesco Becchetti, do t’iu kushtojë shqiptarëve 120 milionë euro.

Kjo është shuma me interesat aktuale që çdo familje do të paguajë nga xhepat e saj. Mediat raportojnë se kjo shumë ka filluar të arkëtohet. Institucionet nuk bëjnë transparencë, ndërsa përgjegjësi për këtë faturë mohon dhe mashtron, duke e përdorur shtetin si mburojë për t’u mbrojtur nga dëmi i madh ekonomik që u ka shkaktuar shqiptarëve.

Partia Demokratike ka kallëzuar në #SPAK gjithë personat e përfshirë në këtë çështje dhe teksa impakti për buxhetin e shtetit po bëhet real, kjo dosje nuk mund të vijojë të marrë pluhur në sirtarët e drejtësisë.

Ky abuzim me pushtetin duhet ndëshkuar, sepse Shqipëria, e varfëruar dhe e vjedhur nga ky regjim, 120 milionë euro duhet t’i përdorë për të ndërtuar shkolla, spitale dhe infrastrukturë, jo për të paguar luftën personale të Edi Ramës.

Shqiptarët i kanë paguar shtrenjtë dështimet dhe korrupsionin e këtij regjimi, tani duhet të paguajë Rama dhe shpura e tij!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura