“Do i ndjekim me vëmendje drejtuesit politikë, do e mbajnë fjalën apo jo”, Rama i përgjigjet ambasadores Yuri Kim: S’më vjen mirë ta dëgjoj, nuk e bëj shtetin tim qesharak

Jul 30, 2020 | 12:27
SHPËRNDAJE


Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot nga foltorja e Kuvendit një mesazh të fortë për të gjithë ambasadorët e huaj në vendin tonë dhe veçanërisht për përfaqësuesen e SHBA, Yuri Kim, e cila ka deklaruar se do ‘i ndjekim me vëmendje drejtuesit politikë nëse do e mbajnë fjalën apo jo’.

Rama tha se nuk i vinte mirë ta dëgjonte këtë, por vendimi për ndryshimet kushtetuese, lidhur me hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore, është vendim i një parlamenti dhe një shteti sovran.

“Ndaj miq e parnterët tanë ta dëgjojnë mirë se ky është vendim i parlamentit e i takon shtetit shqiptar përmes parlamentit të vendosë cfarë bën me sistemin zgjedhor.

S’është zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë as me amabsadoren amerikane as të BE e askënd tjetër duke i respektuar maksimalisht e duke i konsideruar këtu zot në vendin e tyre.”, tha Rama

Fjala e Ramës:

Meqë këtu përmbyllim një fazë jo të lethë të një reforme që falë këtij parlamenti u bë reformë, se deri në 5 qershor ishte formalim, dua që ti falenderoj të gjithë deputetët, për kontributin e dhënë për ta sjellë këtë ditë votimi në parlament, miqtë e partnerët që janë përfshirë në këtë proces, por do më lejoni tu përcjell një mesazh nga kjo foltore miqve e partnerëve.

Uroj ta dëgjojnë këtë mesazh sic është:

Mesazhi nga foltoroja e një parlamenti sovran, qeverie sovrane e një kryeministri që përfaqëson një shtet sovran.

Po e nis me cfarë thotë Venecia për sistemet zgjedhore:

“Shtetet kanë marzh të gjerë vlerësimi në përzgjedhjen e sistemeve zgjedhore, gëzojnë këtë marzh se këto zgjedhje janë vendime politike.

Komisioni i Venecias e OSBE -ODIHR nuk rekomandojmnë ndonjë sistem të vecantë, e as ka standarte ndërkombëtae që rekomandjojnë një metodë specifike për shpërndarjen e mandateve.

Ky është standarti që ka vendosur gjithë grupi i i organizmave ndërkombëtarë që garantojnë votën e lirë.

Ndaj miq e parnterët tanë ta dëgjojnë mirë se ky është vendim i parlamentit e i takon shtetit shqiptar përmes parlamentit të vendosë cfarë bën me sistemin zgjedhor.

S’është zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë as me amabsadoren amerikane as të BE e askënd tjetër duke i respektuar maksimalisht e duke i konsideruar këtu zot në vendin e tyre.

E them se u bënë 30 vjet e s’mund të bëhen 30 të tjera nëse vazhdojmë të mos i themi gjërat sic janë.

Natyrisht sështë përgjegjësia e amabsadores amerikane, të BE, SHBAapo Brjksesl që ne prej 30 vitesh kërkojmë në anglisht zgjidhjen e problemeve shqiptare.
Kërkojmë shahitë për të komunikuar me njëri tjetrin ër të zgjidhur probkeme që i krijojmë vetë
Kur dëgjoj amabsadoren amerikabe qe thote se “do i ndjekim me vëmendje drejtuesit politke a do e mbajnë fjalën apo jo”, sinqerisht nuk më vjen mirë, jo për veten time por edhe për të gjithë ne dhe ajo fjali është arsye për cdo person në këtë vend, socialistë e demokratië e ballist madje që kur merr përsipër të përfaqësojnë popullin e vet në këtë sallë, të mos e bëjë qesharak popullin e vendin e vet, të mos bëjë qesharak shtetin e vet sepse e kemi krijuar ne këtë trashëgimi të ulët e cila është vazhdim i një historie të gjatë moskuptimesh mes shqitparëve që kanë cuar shqiptarët në situata të pajustifikueshme fare e nuk e kanë lënë këtë vend të bëhet ai që Zoti ka krijuar me bujari të madhe”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura