“Do gjobiten personat që s’ecin vetëm në rrugë, do u sekuestrohet makina”- Rama kërkon ashpërsim të masave: Na e kopjoi dhe Italia …

Mar 25, 2020 | 18:00
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes online me disa prej ministrave të qeverisë ka kërkuar ashpërsimin e masave.

ministra

Kreu i qeverisë i kërkoi ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj që policia të mos lejojë daljen në rrugë të pensionistëve, duke nënvizuar që shteti do t’u japë ndihmë pensionistëve kryefamiljar që jetojnë vetëm.

Rama kërkoi që të gjobiten personat që dalin dyshe, duke thënë se ky ishte një plan që tashmë së fundmi na e kishte kopjuar edhe Italia.

“Penisionistët duhen rikthyer në shtëpi. Pensionistët kryefamiljar që janë vetëm ose çift duhen shërbyer nga ne dhe të tjerët duhet të ndihmohen nga fëmijët. Policia duhet të rikthejë mbrapsht çdo të moshuar në shtëpi. Pensionistët duhen rikthyer nga rruga.

Patrullat e policisë duhet të ndalojnë dhe t’i thonë xhaxhi në shtëpi. Ashtu sikundër ecja bashkë është e ndaluar. Duhet të ecin një e nga një. Je burrë dhe grua, por nëse vazhdojmë kështu do të dalin të gjithë martuar edhe burrë me burrë. Nëse ecën bashkë duhet të gjobitesh dhe u sekuestrohet edhe makina. Këtë e bëri edhe Italia, na e kopjoi para pak ditësh.

Duhet të garantojmë çuarjen e pensionit në shtëopi dhe jo të marrin rrugën dhe të shkojnë të mbajnë radhën. Skema e të cuarit të pensionit në shtëpoi duhet të funksionojë në kohë rekord”, tha Rama.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura