“Do fillojë në botë e re”, Hapet gara për aeroportin e Vlorës, Klosi: Më 31 maj nis ndërtimi

Dec 19, 2019 | 14:03
SHPËRNDAJE

Qeveria ka hapur garën për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës.

cuci

Ministri i Turizmit, Bledi Klosi tha se ky do të jetë aeroporti i dytë më i madh në vend që do sjellë një botë dhe fazë të re të ndërtimit të hoteleve në zonat e pashfrytëzuara.

 

Ndërsa shtoi se do ndikojë në rritjen e turizmit duke e çuar numrin në 10 milionë turistë të huaj.

Ndërtimi i aeroportit do nisë në 31 maj.

“Çdo ministër do të ndihej shumë mirë në një proces kaq të rëndësishëm sa ndërtimi i aeroportit të dytë të madh në vend. Shqipëria po shndërrohet me shpejtësi në një destinacion europian turistik. Por përsëri shikojmë sesa shumë e kemi të kufizuar momentin epikut të sezonit për dy arsye, për mungesë të infrastrukturës akomoduese dhe dyta për mungesë të infrastrukturës aeroportuale. Është e nevojshme që për politikat e reja të promovimit të turizmit shqiptar të krijojmë këto dy sektorë. Por padyshim investimi që do të realizohet në Vlorë dhe promovimi i mbështetur edhe nga investimi kaq të madh si aeroporti i ri i Vlorës do ta shndërrojë destinacionin e Vlorës dhe jugut të Shqipërisë në një destinacion të arritshëm nga operatorët turistikë.  

Në datën 31 maj fillojnë punimet për ndërtimin e aeroportit të ri. Mendoj se duhet të jemi gati për të filluar një botë të re dhe një fazë të re të ndërtimit të hoteleve në zonat e pashfrytëzuara. Ajo që vjen sot është një lajm shumë i rëndësishëm, pas ngjarjes së 26 nëntorit, ku tërmeti ndikoi edhe tek turizmi. Prandaj ky projekt do ndikojë në promovimin e Shqipërisë turistike dhe do të arrijë objektivin tonë për ardhjen e 10 milion turistëve të huaj,”-tha Çuçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura