Kreu i Konfindustria, Gjergj Buxhuku në një lidhje për ‘News24’ deklaroi se paketa e ndihmës, e ofruar nga qeveria është minimale dhe se me situatën ne fjale mund te falimentojnë qindra biznese.
“Paketa financiare duhet të ishte më e drejtë. Kategoritë që do përfitojnë nga paketa nuk jane të sakta. Nuk duhet të ketë dallim biznes i vogël apo biznes i madh. Paketa financiare e paraqitur, jo e moralshme dhe nuk është i drejte dhe i mirë. Kreditimi, pa vlerë në praktikë dhe eshte vetëm veprim simbolik” tha Buxhuku.
Ai i beri thirrje qeverise qe ta rishikojë paketën me seriozitet. “Ka pseudo-emërtime, kategorizime absurde. Të rishikohen pagesat e taksave dhe tatimeve”, tha ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al