“Do falimentojmë totalisht nëse s’merren masa”- Shoqata e Transportit paralajmëron rritje çmimi të biletave dhe reduktim të flotës së urbanëve

Oct 19, 2021 | 11:15
SHPËRNDAJE

Shoqata e Transportit Urban në një dekaratë për mediat ka paralajmëruar rrezikun e falimentimit total nëse qeveria dhe Bashkia nuk merr masa për të ndihmuar operatorët që deklarojnë se janë në një krizë ekonomike dhe mungesë stafi.

Në këto kushte, nëse nuk ka një zgjidhje, ata kanë paralajmëruar se gradualisht do të ketë akoma më shumë reduktim të urbanëve që punojnë në kryeqytet. Një kosto e madhe duhet thënë kjo për qytetarët të cilët përdorin transportin publik për të shkuar apo ardhur nga puna.

Sipas tyre, ajo që ka ndikuar së fundmi në situatën ekonomike është rritja e çmimit të naftës madje kanë paralajmëruar se mund të ketë edhe rritje të çmimit të biletës për qytetarët nëse nuk gjendet zgjidhje.

“Ne kemi kërkuar indeksimin e cmimit, të shohim se ku janë të ardhurat e shërbimit të transportit se kemi të ardhura vetëm nga bileta dhe kosto të tjera të mbarëvajtjes si sektor janë rritur.

Duhet të ulemi të shohim plotësimin e kërkesave ekonomike që mos shkojmë të rritja e cmimit të biletave për qytetarët” tha përfaqësuesi i shoqatës.

I pyetur nëse i kanë lënë një afat bashkisë për të reflekutar, ai u përgjigj:

“Duhet ta kuptojnë të gjithë që ne nuk jemi në luftë as me bashkinë as qeverinë ne kërkojmë mirëkuptimin e tyre të shikojmë se realisht cfarë na ofrojnë ato si të kapërcejmë këtë krizë.

Nëse s’do merren masa ne do jemi drejt falimentimit total. Sic e keni parë prej dy ditësh ne operojmë me 50% të kapacitetit se s’kemi fuqi financiare jo se s’duam.

Edhe struktra infrastrukturore që lë për të dëshiruar, por aspekti ekonomik është më i rëndësishëm për ne.

Rritja e cmimit të naftës ka ndikuar drejtpërdrejt negativisht në të ardhurat e shumë prej subjekteve s’janë të gatshëm të mbarëvajë linjat e transpotit e të jenë në shërbimin të qytetarve.

Ne e kemi paralajmëruar këtë redukitm prej shumë kohësh nëse s’do merreshin masa, ne do shkojmë do ketë reduktim edhe më të madh të autobusëve, për arsye ekonomike dhe mungesën e stafit të punonjësve”, tha përfaqësuesi i Shoqatës së Transportit. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura