“Do doja ti kisha ish-at shokë! I kam ftuar në emision, por…”/ U përfol për lidhje me Flori Mumajesin, moderatorja habit me deklaratat

Aug 8, 2022 | 16:17
SHPËRNDAJE

Liberta Spahiu, si një nga moderatoret më të dashura në Kosovë është vënë shpesh në qendër të mediave rozë, sa i përket jetës së saj private. Mirëpo ajo ka zgjedhur të jetë gjithmonë hermetike në lidhje me këtë temë.

Së fundmi ajo ka realizuar emisionin “Prive Reality”, ku kishte të ftuar Beatrix Ramosajn, Roza Latin, Getinjon dhe Fifin. Në një lojë që realizuan gjatë puntatës, Liberta duhet t’i përgjigjej pyetjes që kishte zgjedhur.

“Me cilin prej ish-ave do mund të kaloje një javë izolimi bashkë?”– u pyet moderatorja, e cila është përfolur për lidhje me kantautorin Flori Mumajesi.

flori-mumajesi-liberta-spahiu1

“Unë si unë si Libertë do doja që… ndonjëherë shokët edhe shoqet më thonë je ndarë keq, edhe vetë unë nuk mendoj që jam ndarë keq me ndonjërin prej tyre kam qenë shumë korrekte transparente dhe e drejpërdrejtë që kam thënë “gjeje dikë se unë nuk mundem me këtë gjë.” Edhe nëse më pyesin unë e kisha kaluar një javë më gjithsecilin prej tyre. Me të gjithë”– tha moderatorja.

liberta spahiu (12)

Por më pas të ftuarit e saj e vunë në siklet duke këmbëngulur që ajo të thoshte një emër. Liberta tha thjesht: “Se njihni…” pa zbuluar se për kë e kishte.

Më tej ajo shtoi: “Unë do doja që ish të dashurit e mi t’i kisha shokë. Nuk dua t’i kem armiq. Madje kam tentuar t’i kem në emision por s’më kanë ardhur kurrë.”

Më tej ajo u pyet për profesionin që do të bënte nëse nuk do të ishte moderatore.

“Do doja të isha doktoreshë. Më duken që doktorat janë një dorë e zgjatur e Zotit. Pavarësisht se është shumë e gjatë, shumë vite, por do doja edhe unë” tha Liberta.

liberta spahiu (15) liberta spahiu (9) liberta spahiu (10) liberta spahiu (8) liberta spahiu (13) flori mumajesi liberta spahiu2 flori mumajesi liberta spahiu1 flori mumajesi liberta spahiu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura