Do dhuroni lule për Shën Valentin?! Pasi të lexoni studimin do ndryshoni mendim

Feb 13, 2016 | 16:55
SHPËRNDAJE

Nëse po bëni plane sesi të mashtroni luleshitësin dhe t’i merrni ca trëndafila më shumë, apo sesi të grabisni një dyqan të tërë lulesh, apo thjesht nëse po mendoni t’i dhuroni lule partnerit tuaj ditën e nesërme…mendojeni dy herë.

Një anketim britanik mori në pyetje më shumë se 2000 persona, për të kuptuar se çfarë presin ata nga partnerët e tyre ditën e të dashuruarve.

Më shumë se gjysma e grave të cilat kanë marrë lule për Shën Valentin janë zhgënjyer. Rreth 70% e tyre thanë se më shumë do t’iu pëlqente një dhuratë simbolike, ose shumë e lirë, se sa të merrnin sërish e sërish lule.

Kjo u ndodhte femrave të cilat për çdo festë të vitit merrnin vetëm lule si dhuratë nga partnerët e tyre dhe asgjë tjetër.

red-roses-getty

Ndërkohë që një pjesë e madhe e femrave thanë se i konsideronin humbje parash lulet e freskëta, dhe se do të preferonin më shumë një dhuratë e cila zgjat.

Po ashtu edhe pusullat e vendosura në pasqyrë për ditën e Shën Valentinit, nuk janë më në modë dhe janë bërë shumë komerciale.

E në përfundim të këtij anketimi, më të shumtët thanë se vetë dita e Shën Valentinit është kthyer në një ditë apo festë klishe.

flowers-rf-getty

Por kjo nuk do të thotë që të dashuruarit nuk duhet ta festojnë apo nuk duhet të bëjnë dhurata…kjo do të thotë që dhuratat dhe mënyra e festimit të jetë me ide të veçanta dhe origjinale.

red-rose-getty

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura