“Do bëjmë fëmijë sa një ekip futbolli”- Fero dhe Arbenita Ismajli tregojnë emocionet që po përjetojnë para se vajza e tyre të vijë në jetë

Apr 17, 2021 | 11:21
SHPËRNDAJE

Fero dhe Arbenita Ismajli së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë dhe çifti ka treguar se si po e përjeton këtë eksperiencë të veçantë.

arbenita ismajli, fero (6)

Gjatë një interviste, Arbenita ka shuar kureshtjen e të gjithë atyre që kanë pyetur nëse e ka sjellë në jetë vajzën apo jo, duke treguar barkun e rrumbullakosur.

arbenita ismajli, fero (5)

Fero tregoi se ka qenë gjithmonë i gatshëm për t’u bërë prind dhe është shumë i lumtur që do të jetë baba i një vajze, edhe pse në fillim dëshironte të kishte djalë. Ishin komentet pozitive të njerëzve të tjerë në lidhje me vajzat , ato që i ndryshuan opinionin këngëtarit.

arbenita ismajli, fero (3)

Nuk e kam pritur që do të ishte vajzë, por tashmë jam i lumtur që është vajzë. Në fillim prisja djalë, por kam folur me shumicën e njerëzve që janë bërë prindër dhe më kanë thënë që vajza është më e dashur për prindërit”, – u shpreh Fero.

arbenita ismajli, fero (1)

Arbenita nga ana tjetër zbuloi se muajt e parë të shtatzënisë nuk kanë qenë të lehta për të, sepse ka pasur përzierje dhe të vjella, por që tashmë është shumë më mirë dhe sikleti ka kaluar.

arbenita ismajli (6)

Ajo u shpreh shumë e emocionuar kur mendon për momentin që do ta marrë të voglën në krahë, pasi e përshkroi këtë ngjarje si një moment të paharrueshëm.

arbenita ismajli (10)

Kur Fero e pyet Arbenitën se sa fëmijë do të bëjnë bashkë, modelja u përgjigj: “Një ekip futbolli”.

arbenita ismajli (4)

Ndonëse kjo është dëshira e Feros, edhe Arbenita tha se të dy i pëlqejnë shumë fëmijët.

fero arbenita ismajli (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura