‘Do arrijë në 1 milionë pasagjerë në vit’/ Hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës, kur mbyllet afati për ofertat

Jul 30, 2021 | 15:43
SHPËRNDAJE

balluku

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dha sot lajmin se është hapur gara për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Sarandës.

Sipas ministres Belinda Balluku, ai do të jetë një aeroport sezonal i cili do të arrijë në 150 mijë pasagjerë në vitin e parë e më pas ky numër do konsolidohet duke arritur në rreth 1 milionë pasagjerë në vit. Gjatësia e pistës do të jetë 2200 metra.

Data e përfundimit të dorëzimit të ofertave është caktuar 23 shtatori 2021.

Lidhur me procedurat për shpronësimet, u bë me dije se janë identifikuar hapësirat ku do ndertohet aerporti qe bien në dy zona kadastrale por detajet do te jepen per qytetaret kur të përfundojë faza paraprake.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura