Djegia e autobusit, Kokëdhima mesazh falënderues për krutanët: Ju jemi mirënjohës!

May 27, 2016 | 23:56
SHPËRNDAJE

Deputeti i Vlorës, Koço Kokëdhima ka falënderuar me një mesazh qytetarët e Krujës për ndihmën që ata dhanë në shpëtimin e jetëve gjatë djegies së autobusit ditën e sotme në mesditë në këtë qytet.

koco-kokedhimaNjë grua humbi jetën ndërsa 29 pasagjerë të tjerë nga Vlora i shpëtuan vdekjes nga djegia e autobusit, falë edhe ndihmës së qytetarëve që reaguan në kohë duke i nxjerrë ata jashtë.

Ndërsa sot ne, u kemi shprehur dhimbjen, ngushëllimet dhe solidaritetin, familjeve të personave që humbën jetën ose u lënduan, nuk mund të harrojmë se, fatkeqësia jonë do të kishte përmasat e një tragjedie, nëse ju nuk do të kishit ndërhyrë dhe nuk do t’i kishit shpëtuar njerëzit tanë.

Me këtë rast shprehim falenderimin më të veçantë dhe me mirënjohje të thellë për qytetarët e Krujës, të cilët sot, në autobuzin e përfshirë nga flakët, me gjestin e tyre aq njerëzor e heroik, shpëtuan jetët e shumë vlonjatëve.

Përulje e respekt të thellë për këtë akt vëllazëror e mallëngjyes të krutanëve. Të gjithë jemi vëllezër të një gjaku, të gjithë jemi njerëz! Vlora do t’ju mbetet gjithmonë mirënjohëse për jetët që na shpëtuat!”, është mesazhi i Kokëdhimës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura