Djegia e autobusit, arrestohet shoferi: Shkeli rregullat e sigurimit teknik

May 28, 2016 | 10:42
SHPËRNDAJE

Një ditë pas shoqërimit, Policia e Durrësit ka njoftuar se ka ndaluar shoferin 56-vjeçar, Skënder Jonuzaj, që drejtonte autobusin e përfshirë nga flakët në Krujë, me pasojë vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e 12 të tjerëve.

kruje2

Sipas policise shoferi akuzohet per shkelje te rregullave të sigurimit teknik. Nga hetimet e para autobusi ka marrë flakë në ecje e sipër dhe dyshohet se shkaku ka qenë aksidental.

“Më datë 27.05.2016, në lagjen Nr.1 Krujë, duke drejtuar autobuzin me targa AA 584 MP, nga Vlora për në Krujë me 30 pasagjerë, ka marrë flakë autobuzi në ecje. Për pasojë, ka gjetur vdekjen brenda në autobuz shtetësia V.Gj. 65 vjeçe, banuese në Selenicë, Vlorë. U dëmtuan edhe 13 pasagjerë të tjerë, ku 2 prej tyre pas mjekimeve të marra u larguan për në banesë”- njofton policia.

Nga verifikimi i dokumentacionit të automjetit rezulton se ai është i vitit të prodhimit 2000, me kolaudim të kryer deri në vitin 2017. Sipas të dhënave të para, nuk rezulton që mjeti të jetë jashtë kushteve teknike.

Por, pas ngjarjes së rëndë, ekspertët do të analizojnë të gjithë skenën dhe rrethanat në të cilat ndodhi rënia e zjarrit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura