“Dje vajza u bë shumë keq”- Flet babai i fëmijës 3 vjeçar që vdiq në spitalin e Elbasanit: Kur e vizituan na dhanë ilaçe për virozë

Jan 20, 2022 | 5:30
SHPËRNDAJE

Babai i fëmijës 3 vjeç që humbi jetën në spitalin e Elbasanit këtë të mërkurë ka folur për mediat duke deklaruar se vajza e tij kishte nëntë ditë e sëmurë dhe mjeket i kane thene se kishte viroze.

“Pa u sëmur asnjëherë. U sëmur para një jave, e prura për vizitë para dy tre ditëve doktori tha virozë. Më dha një qese me ilaçe, e cova në shtëpi. Dje u bë goca keq iu nxi buza, e prura në spital, mori 2 bidona serum dhe goca vdiq. Se si iku kjo gocë unë nuk e di. Nuk na kane dhene asnje shkak per vdekjen”, ka deklaruar ai raporton “Panorama”.

“Vajza nuk ishte semure nje here”, ka theksuar babai i femijes, duke nenvizuar se nuk ka pasur probleme te meparshme foshnja qe nderroi jete per shkaqe ende te panjohura.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, femija e mitur A. I., 3 vjeç, qe pas disa orësh ka humbur jetën.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura