Djalin e çuan në jetimore se lindi në burg, babai rrëfen historinë tronditëse: Kur u lirova na thanë se ishte adoptuar

Nov 27, 2022 | 20:30
SHPËRNDAJE

Një histori i pazakontë është shpalosur ditën e sotme në “E Diela Shqiptare” në TV Klan, ku një baba ka treguar se si ja adoptuan foshnjën gjatë kohës që ai ishte në burg.

klan

Agimi tregoi se gjatë kohës që kishte lindur i biri, Ervisi, ishte në burg së bashku me bashkëshorten e tij.

Sipas tij, pas daljes nga burgu, ata nuk kishin asnjë informacion për të birin dhe nuk kishin ku ta kërkonin.

Nga ana tjetër, Ervisi, i cili i kishte ftuar familjen e tij në emision, tregoi se më herët nuk dinte asgjë për ta dhe ekzistencën e tyre e mësoi kur ishte 25-vjeç.

Deri në atë moshë ai ishte rritur me prindërit birësues, pa e ditur se ata nuk ishin familja e tyre biologjike. Më vonë për vite të tëra ai tha se tentoi të gjente familjen e tij, por nuk kishte mundur ti njihte.

Pyetje: Çfarë ka ndodhur? A mund të më tregosh ndonjë gjë? Përse njërin djalë në shtëpi, e tjetrin në jetimore?

Agimi: Kur jam arrestuar unë Lola ka qenë me barrë atëherë është dënuar edhe ajo një vit.

Pyetje: Për çfarë vitesh flasim?

Pyetje: Për 85-ën, pra ka qenë ende regjimi komunist. Ju keni bërë burg ato vite?

Agimi: Kam bërë burg, në ’91-shin u lirove me demokracinë.

Pyetje: Sa vite burg keni bërë?

Pyetje: Po sa vite ju dënuan?

Agimi: Jam dënuar disa herë. 75 vjet.

Pyetje: Pra edhe brenda burgut të dënuan disa herë, për tentativë arratisje, agjitacion propagandë, kundra regjimit, terror. Ndërkohë edhe ish-bashkëshorten tuaj e dënuan me burg.

Agimi: Ajo u dënua 1 vit burg për moskallëzim krimi.

Pyetje: Ju jetonit bashkë deri atëherë.

Agimi: Po bashkë jetonim deri kur u arrestuam.

Pyetje: Po ndarja mes jush kur u bë?

Agimi: Është bërë në ’87-‘88.

Pyetje: Në çfarë viti erdhi në jetë djali juaj tjetër?

Agimi: Në shtator të ‘85-ës.

Pyetje: Ju ishit në burg, kur bashkëshortja mbeti shtatzënë?

Pyetje: Në takimet që bëheshin në burg?

Agimi: Jo, jo, para se të  binim në burg.

Pyetje: E kuptoj përpara se të binit në burg, gruaja juaj mbeti shtatzënë me…, si e ka emrin  djali

Pyetje: Ervis e ka edhe sot. Mbeti shtatzënë me Ervisin, ju u futët në burg. Shtatzëninë bashkëshortja e kaloi në burg?

Pyetje: Erdhi në jetë djali, djali ku lindi gjatë kohës që ishit në burg apo pasi doli nga burgu.

Agimi: Gjatë kohës në burg, në Belsh të Elbasanit.

Pyetje: Ky ishte motivi pse ju  djalin nuk e mbanit dot dhe e çuat në jetimore?

Pyetje: Kush e çoi djalin në jetimore?

Pyetje: Domethënë Flora, mamaja.

Agimi: Ndërkohë Olgert, ti me kë jetoje?

Pyetje: Ti jetoje me gjyshen dhe është e kuptueshme që një fëmijë i porsalindur nuk mund të jetojë me gjyshen. Më pas pyetët për djalin?

Agimi: Ne kemi pyetur në ’91 kur jam liruar dhe na thanë se është adoptuar fëmija.

Pyetje: Dhe nuk e kërkuat.

Agimi: Nuk mundeshim, nuk kishim ku ta kërkonim, nuk kishim asnjë informacion  për të.

Pyetje: Në fakt në atë kohë e ka ndaluar edhe ligji.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura